Top Channel/ Rusia përdor gazin si armë në Moldavi, BE në alarm!
29/10/2021 15:29

BE-ja ka dhënë alarmin se Rusia është duke përdorur gazin natyror për të shantazhuar Moldavinë, njëri prej vendeve më të varfra të kontinentit të vjetër. Moldavia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për energji javën që shkoi pas skadimit të kontratës së saj të gazit me kompaninë shtetërore ruse, Gazprom, në fundin e muajit të kaluar. Dy palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e kompromisit për detajet e një marrëveshjeje të re afatgjate. Gazprom e zgjati kontratën deri në fundin e tetorit, duke e rritur çmim në 790 dollarë për metër kub për dallim nga 550 dollarë sa ishte muajin e kaluar, një goditje e fortë për Moldavinë. “Në terma globalë, rritja e çmimit të gazit në gjithë botën nuk është pasojë e përdorimit të furnizimeve me gaz si armë, por në rastin e Moldavisë është pikërisht kështu”, deklaroi shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borell. Putini po e ngrin këtë vend, thotë shtypi gjerman, sipas të cilit Moska e përdor prej kohësh rubinetin e gazit për të nënshtruar Moldavinë, e duket se tashmë, kërkon ta shtrijë edhe më tej këtë strategji të saj. Europa është në krizë për shkak të furnizimit me gaz. Kudo politikanë dhe opinioni publik debatojnë, nëse Rusia në muajt e ardhshëm do të ofrojë në mënyrë të mjaftueshme gaz, apo nëse Putini në mënyrë artificiale po krijon probleme me furnizimin me gaz për të pasur një mjet presioni politik duke e bërë kontinentin të ngrijë këto muaj dimri.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55