Top Channel/Rusia i ndalon hyrjen, Boris Johnson “s`e vë ujin në zjarr”!
16/04/2022 15:58

Rusia i ndaloi hyrjen në territorin e saj kryeministrit Boris Johnson, sekretares së Jashtme, Liz Truss, dhe disa ministrave të tjerë britanikë, pasi Londra mori masa që synojnë izolimin e Moskës pas agresionit të saj ndaj Ukrainës. Ministria e Jashtme ruse pohoi se këto masa, të aprovuara në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë, po “godasin” ekonominë e brendshme. Në listën e zezë të Rusisë është përfshirë edhe ish shefja e ekzekutivit britanik, Theresa May e madje Moska thotë se nuk do të ndalet këtu, por në “një të ardhme të afërt” lista do të zgjerohet edhe më shumë. Ndërkohë, sanksione të shumta perëndimore janë vendosur ndaj zyrtarëve rusë, përfshirë edhe vetë Vladimir Putin dhe familjen e tij, por edhe ndaj kompanive dhe oligarkëve rusë që shihen si të afërt me udhëheqjen e shtetit. Britania nga ana e saj përcolli krejt tjetër shqetësim. Ajo u përqëndrua tek fakti që sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë po pengojnë shpërndarjen e ndihmës humanitare për civilët në zonat ku trupat ruse janë tërhequr. “Infrastruktura rrugore në konflikt, në zonat e prekura të Ukrainës, ka pësuar dëme të mëdha”, thuhet në një postim të ministrisë britanike të mbrojtjes në Tëitter. “Trupat ruse e kanë përkeqësuar situatën duke shkatërruar ura, duke vendosur mina tokësore dhe duke braktisur veturat ushtarake përgjatë rrugëve kyçe, teksa janë tërhequr nga veriu i Ukrainës”, theksohet aty” e kjo bën që të vështirësohet së tepërmi dërgimin e ndihmave”. Moska është tërhequr nga zonat veriore të vendit fqinj, duke thënë se do ta përqëndrojë vëmendjen e saj në rajonet lindore.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36