Top Channel/ Rusia: Britaninë e rrafshojmë për 200 sekonda dhe Finlandën për 10
15/05/2022 01:37

Një zyrtar i lartë rus ka kërcënuar se me armët bërthamore që disponon Rusia, mund ta “rrafshojë” Finlandën për 10 sekonda dhe Britaninë për 200 sekonda. Kreu i Komitetit të Mbrojtjes, Aleksey Zhuravlyov, i bëri këto deklarata disa ditë pasi Finlanda ka deklaruar se do të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s. Vladimir Putin i tha më herët gjatë së shtunës, presidentit të vendit se po bënte një “gabim” duke aplikuar për t’u bashkuar me NATO-n kur të dy udhëheqësit folën në telefon Aleksey Zhuravlyov, tha se ishte “absolutisht legjitime” që Rusia “të vërë në dyshim ekzistencën” e Finlandës. Ai u pyet nëse Rusia tani kishte nevojë të staciononte raketat e saj bërthamore duke përfshirë Sarmat – të njohur në Perëndim si Satan-2 – në kufirin me fqinjin e saj. “Per çfarë? Nuk kemi nevojë”, u përgjigj ai.“Ne mund të godasim me një Sarmat nga Siberia dhe madje të arrijmë deri në Mbretërinë e Bashkuar . Dhe nëse godasim nga Kaliningrad, koha e arritjes është 200 sekonda , ndërsa në Finland arrin për 10 sek- kështu që vazhdoni djema.” Në përgjigje të vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, Rusia gjithashtu ndërpreu furnizimin me energji elektrike. Megjithatë presidenti finlandez Sauli Ninisto i tha Putin se Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO në ditët e ardhshme. Ai i tha presidenti rus se lëvizjet e fundit nga Rusia, së bashku me pushtimin e Ukrainës, “kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë në Finlandë”. Pamjet: AFP

Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40