Top Channel/ Rubio: Kuba kërcënim për SHBA-në. Havana shpërthen ndaj Uashingtonit: Gënjeshtra
22/05/2026 22:26

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Kuba vazhdon të jetë një “kërcënim për sigurinë kombëtare” të SHBA-së, ndërsa paralajmëroi se mundësitë për një marrëveshje diplomatike me Havanën janë shumë të ulëta. Deklaratat e Rubios vijnë vetëm një ditë pasi autoritetet amerikane akuzuan ish-presidentin kubanez Raul Castro për përfshirje në rrëzimin e dy avionëve në vitin 1996, ngjarje ku humbën jetën disa shtetas amerikanë. “Diplomacia mbetet zgjedhja jonë, por gjasat për sukses nuk janë të larta”, u shpreh Rubio para gazetarëve, duke shtuar se presidenti Donald Trump ka “detyrimin për të mbrojtur SHBA-në nga çdo kërcënim”. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez, reagoi ashpër duke i quajtur deklaratat e Rubios “gënjeshtra” dhe mohoi që Kuba të ketë qenë ndonjëherë kërcënim për SHBA-në. Rodríguez akuzoi Uashingtonin se po përpiqet të “nxisë agresion ushtarak” ndaj Kubës dhe e cilësoi presionin amerikan si një sulm “të pamëshirshëm dhe sistematik” ndaj ishullit. Ndërkohë, Kuba po përballet me krizë të rëndë ekonomike dhe mungesa të mëdha të energjisë elektrike e ushqimeve, ndërsa SHBA ka shtuar presionin ndaj regjimit komunist për arritjen e një marrëveshjeje politike. Rubio zbuloi gjithashtu se Kuba kishte pranuar një paketë ndihme humanitare prej 100 milionë dollarësh nga SHBA. Situata u tensionua edhe më tej pasi autoritetet amerikane arrestuan në Florida Adys Lastres Morera, motrën e një zyrtari të lartë të një konglomerati ushtarak kubanez. Rubio pretendon se ajo ndihmonte regjimin komunist të Havanës, ndërsa jetonte në SHBA. Në një reagim nga Zyra Ovale, Trump e quajti Kubën “një vend të dështuar” dhe deklaroi se administrata e tij po përpiqet ta ndihmojë popullin kubanez “në baza humanitare”. “Presidentë të tjerë janë marrë me këtë për 50-60 vite. Ndoshta unë do të jem ai që do ta zgjidhë”, tha Trump.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33