Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07/2025 15:09

Është rindezur sërish përplasja e Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe ish aleatit të tij, miliarderit, Elon Musk. Mjaftoi një deklaratë e bosit të Teslës se në zgjedhjet paraprake do të mbështesë sfiduesit e projektligjit të shpenzimeve të kreut të shtetit që Trump të kalonte në kërcënime. Republikani nuk i priti mirë komentet e Muskut që i është kundërvënë projektligjit të tij të pagëzuar si “Big, beautiful bill””, e që tani e pohon hapur se mund të financojë rivalët e republikanëve që për ta goditur nismes që duhet të votohet në Kongres deri në 4 korrik. Trump reagoi duke i treguar manjatit se mund të heqë subvencionet qeveritare për firmat e tij. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e quajti Muskun njeriun “më të subvencionuar në histori dhe sugjeroi në mënyrë shpotitëse, që Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), të cilin vetë Musk e drejtoi deri muajin e kaluar, tani të rishikojë kontratat qeveritare të sipërmarrësit. “Elon Musk e dinte, shumë kohë para se të mbështeste fuqimisht kandidaturën time për President, se unë jam kategorikisht kundër përdorimit të detyrueshëm të automjeteve elektrike. Kjo është qesharake dhe ka qenë gjithmonë pjesë e fushatës sime. Nuk kam asgjë kundër makinave elektrike, por askush nuk duhet të detyrohet të zotërojë një të tillë”, shkroi presidenti në Truth Social. Sipas Trump, “pa subvencionet, Eloni ndoshta duhet të mbyllte biznesin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut”. “Nuk do të kishte më lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike dhe vendi ynë do të kursente një pasuri”, ishte mesazhi thumbues i tij.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11