Top Channel/ Rikthehet i nxehti ekstrem, me Europën “përvëlohet” dhe Ballkani!
12/07/2022 19:30

Temperaturat mbytëse po rikthehen në disa pjesë të Europës, e cila sa po e merrte veten nga vala e pazakontë përvëluese e kohëve të fundit. Thatësira të mëdha e zjarre pyjore kanë pllakosur Spanjën e Portugalia, ndërsa zhiva e termometrit shënoi rritje edhe në Francë e Mbretërinë e Bashkuar. Piku i temperaturave atje pritet të enjten; autoritetet franceze po mendojnw tw anullojnë spektaklin tradicional me fishekzjarrë të ditës së pavarësisë nga frika se kjo mund të shtojë rrezikun e zjarreve. Valët e të nxehtit thotë BBC, po bëhen më të shpeshta, më intensive e më të zgjatura, dhe kjo, për shkak të ndryshimeve klimatike. Planeti është ngrohur tashmë me 1.1 gradë Celsius që prej fillimit te erës industrial. Thë Guardian thotë se në disa pjesë të gadihullit Iberik, janë mbërritur 40 gradët Celsius. Por gjatë pjesës tjetër të kësaj jave, nxehtësia ka të ngjarë të rritet edhe më intensivisht në rreth 7 C mbi mesataren, me temperatura maksimale që prekin 46-47 C në Sevilje të Spanjës. Ky front parashikohet të avancojë drejt veriut përmes Francës, duke arritur potencialisht në Mbretërinë e Bashkuar deri në fundjavë, e më tej. Si rezultat, thotë The Guardian, temperaturat më të larta ka të ngjarë të kalojnë 40 gradë Celsius në pjesë të Francës, Gjermanisë dhe madje edhe “në vendet e ulëta” deri në këtë fundjavë. Në mënyrë të pazakontë, ndërsa vapa vazhdon në të gjithë Europën Perëndimore, temperaturat në pjesë të Mesdheut qendror dhe lindor do të rriten gjithashtu në rreth 10 gradë Celsius mbi normalen, duke tejkaluar nivelin e 40 gradë Celsius në të gjithë Italinë, e madje dhe në Ballkan. Deri të hënën e javës së ardhshme, mund të ndodhë që Europa Qendrore, ajo Jugore e Perëndimore të përjetojnë temperatura dukshëm mbi normën sezonale, me kushte të përhapura të valëve të të nxehtit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55