Top Channel/ Raporti i FMN për ekonominë: Shqipëria, progresin më të shpejtë në Europë
27/01/2025 19:38

“Gjatë vitit 2024, ekonomia shqiptare ishte një nga ekonomitë që pësoi rritjen më të shpejtë në Evropë, bazuar te turizmi dhe politikat makroekonomike të kujdesshme”! Është ky konkluzioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në raportin për Shqipërinë, të publikuar këtë të hënë, i cili vlerëson se perspektivat e rritjes së ekonomisë shqiptare pritet të mbeten të fuqishme. “Në vitet 2024-2029 rritja ekonomike parashikohet të jetë rreth 3.5 për qind, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe ndërtimtaria, ndërsa në fund të vitit 2024 inflacioni pritet të jetë rreth 2 për qind, një pikë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë”. Raporti thekson më tej se autoritetet pritet të tejkalojnë objektivin e tyre buxhetor; nga 0.3 për qind e PBB-së, parashikohet që teprica të shkojë në 0.5 për qind e PBB-së, ndërsa buxheti i vitit 2025 synon një bilanc parësor zero, ndërkohë që të ardhurat vlerësohet se janë në rrugën e duhur. FMN vlerëson se politikat e kujdesshme fiskale ndihmuan në reduktimin e borxhit publik, i cili, siç parashikohet në raport, pritet të bjerë në rreth 50% në vitin 2029. Në raportin e FMN, vihet theksi edhe te vështirësitë, me të cilat po përballet ekonomia shqiptare, si plakja e shpejtë e popullsisë, emigrimi apo prodhimtaria e ulët. “Pavarësisht nga pamja optimiste makroekonomike, mbeten sfida të konsiderueshme strukturore. GDP-ja për frymë qëndron në rreth një të katërtën e niveleve të SHBA-së dhe BE-së, ndërsa po ndodhin plakja e shpejtë dhe emigrimi. Nevojitet të ndërmerren reforma të gjera, në përmirësimin e qeverisjes, menaxhimin e financave publike, në rritjen e kapitalit njerëzor dhe prodhimtarisë për të nxitur një rritje më të qëndrueshme afatgjatë”. Në fund, FMN rendit si burime rreziku për ekonominë ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe bankave, zgjerimin e shpejtë të kreditimit nga bankat për sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili ka shënuar një rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përbën dy të tretat e kredive të pambrojtura në valutë.

Top Channel/ BSH nuk ndryshon normën e interesit, Sejko: Rrezik çmimet
06/05 19:52
Top News- ‘Më shumë financim për Startup-et’/ Rama me të rinjtë: Të rritim aksesin në teknologji
05/05 21:35
Top Channel/ Turizmi, gati plani me 8 pika! Nga informaliteti te “AI” në fiskalizim dhe…
05/05 19:55
Top Channel/ Lezha vendos çmimin e plazheve, 300 lekë në ato publike dhe deri në 2000 privati
04/05 20:05
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi, shërbimet e tregtia në rënie, ndërtimi mban optimizmin
04/05 19:55
Top Channel/ Nafta shkon në 206 lekë, ndryshon dhe çmimi i benzinës
02/05 19:24
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësira për karburantet, ministri i Financave: Ndihma për…
30/04 12:05
Top Channel/ “Ekonomia u rrit, borxhi u ul”! Del raporti i BB për Shqipërinë
29/04 19:32
Top News – Borxhi zbret nën 50 për qind. Forcimi i lekut tkurr detyrimet e huasë së jashtme
29/04 16:18
Top Channel/ Çmimet e banesave u rritën me 28%, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet
28/04 19:51
Top Channel/ Drejtësia unifikon statistikat, gjykimet të mos bëhen me të dhëna të pjesshme
27/04 20:16
Top Channel/ 700 milionë euro taksa për mjedisin, më shumë arkëtime dhe… më shumë ndotje!
23/04 19:46
Top Channel/ Nafta “fundos” bizneset, kërkojnë ulje taksash, paralajmërojnë rritje çmimesh
22/04 20:00
Top Channel/ Rritja e çmimeve fryn buxhetin! Qeveria tejkalon planin për të ardhurat
21/04 19:35
Top News – Sejko në takimin me FMN. Kërcënimet e luftës ‘në paradhomën’ e ekonomisë shqiptare
20/04 19:16
Top Channel/ Në Roskovec kastraveci grumbullohet me 20 lekë për kg. Fermerët: Po falimentojmë
20/04 12:25
Top News – 50 lekë për çdo litër. Qeveria do të subvencionojë shoqëritë e transportit
16/04 16:20
Top Channel/ Nafta shkon në 207 lekë për litër, Kompanitë reduktohen mjetet për transportin
15/04 15:22
Top Channel/ Kamionistët paralajmërojnë grevë, pritet bllokimi në portin e Durrësit dhe kufi
13/04 15:27
Top Channel/ Pas vendimit të bordit, ndryshon çmimi i naftës
11/04 16:36