Top Channel/ Qeveritë “e pranojnë”, Iran-Shba drejt marrëveshjes
22/05/2026 23:08

Marrëveshja e shumëpritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara duket pranë finalizimit, me ndërmjetësimin e Katarit dhe Pakistanit. Pas javësh negociatash të tensionuara, palët kanë arritur një draft që synon uljen e përplasjeve dhe hapjen e një faze të re dialogu. Sipas raportimeve të përditshmes “Al Arabiya”, dokumenti përfshin dhjetë pika kryesore dhe njoftimi zyrtar mund të bëhet gjatë orëve të ardhshme. Pikat kryesore të marrëveshjes përfshijnë, ndër të tjera, një armëpushim të menjëhershëm, liri të garantuar të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe heqjen graduale të sanksioneve të SHBA-së. Nuk përmendet energjia bërthamore. Palët angazhohen gjithashtu të ndalojnë operacionet ushtarake dhe tensionin mediatik, si dhe të respektojnë sovranitetin dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të njëra-tjetrës. Në draft përfshihet edhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së. Në planin ekonomik, SHBA pritet të nisë heqjen graduale të sanksioneve, ndërsa Irani kërkon lirimin e fondeve të ngrira dhe zhbllokimin e aseteve të tij. Megjithatë, disa çështje mbeten ende të hapura, sidomos programi bërthamor iranian dhe mënyra e menaxhimit të Ngushticës së Hormuzit në të ardhmen, që pritet të diskutohen në ditët në vijim. Një konfirmim i pjesshëm për një marrëveshje të mundshme gjatë orëve në vijim ka ardhur nga të dyja palët, ndonëse me deklarata shumë të përmbajtura. Sekretari i përgjithshëm i SHBA, Marko Rubio deklaroi se “ka pasur progres domethënës në orët e fundit, por ka ende distancë mes palëve. Ne megjithatë e kemi edhe një plan B”, deklaroi ai. Nga ana tjetër edhe Irani ka lënë të kuptohet se palët janë afër. “negociatat vazhdojnë, por nuk mund të themi me siguri se marrëveshja do të jetë e shpejtë”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Esmael Bagei.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33