Top Channel/ Protestë në Spaç, ish të dënuarit: Të tjetërsosh origjinën e këtij vendi është krim
07/06/2025 20:26

Aktivistë dhe ish të përndjekur politikë udhëtuan këtë të shtunë drejt ish-kampit burg të Spaçit për të protestuar kundër punimeve që kanë nisur në kuadër të projektit për konservimin dhe restaurimin e këtij monumenti kulture. “Jemi këtu sot, sepse jemi shumë të shqetësuar me mënyrën si ky burg dhe ky kamp po trajtohet. Ky është një vend ku mijëra njerëz kanë vuajtur burgun e tmerrshëm dhe të paimagjinueshëm që mund të ketë parë historia e Shqipërisë“, tha aktivisti Vison Doshmi. Ndërhyrjet në ambientin ku bëheshin kontrollet e vizitorëve dhe në godinën e oficerëve, ish të përndjekurit që kanë vuajtur dënimin në burgun famëkeq të Spaçit, i quajnë tjetërsim dhe deformim të historisë. “Të tjetërsosh origjinën e këtij vendi është një krim i shëmtuar, t’i heqësh njerëzve të drejtën për të kthyer kokën pas. Se nuk kanë çfarë të shohin“, tha Gjergj Lekaj. “Nuk kemi kundërshtim të bëhen filma e dokumentarë, të bëjnë çfarë të duan, por ambienti të rrijë kështu si është“, u shpreh Nuri Stefaj. “Kjo është në shkatërrim të kujtesës, është një falsifikim i asaj që duan të bëjnë“, u shpreh Fatos Lubonja. “Vuajtjet e të burgosurve këtu dëgjohen! Në këto ofshama, nuk duhet të ketë sarkazëm“, shtoi Demir Pojani Ndërkohë, në një reagim të dytë pas debateve dhe kundërshtimeve, MEKI thotë se ringritja e banjove dhe tarracës mbi to nuk është aprovuar nga IKTK dhe nuk përfshihet në projekt, ndërsa ndërhyrjet e tjera do të analizohen para se të zbatohen në terren. “Elementet e tjerë si një kullë metalike, një copë rrethimi, një portë dhe një fragment kangjelle të përfshira në kontratë, do të realizohen vetëm pas zbërthimit të detajuar bazuar në foto e dëshmi historike si edhe do të jenë të çmontueshme në rast ndërhyrjesh të tjera në vijim sipas Planit të Menaxhimit. Çdo përgjegjësi gjatë fazës zbatuese është nën shqyrtim”, thuhet në reagim. Megjithatë, aktivistët theksojnë se do të vazhdojnë qëndresën dhe do të kundërshtojnë vijimin e punimeve.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12