Top Channel/ Protesta te ish-sheshi Shqiponja,deputetët e opozitës përplasen me policinë
29/10/2024 19:14

Deputetja Albana Vokshi dhe deputeti Flamur Noka janë përplasur me policët, teksa protesta në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja” është tensionuar. Opozita dhe mbështetësit e saj kanë paralizuar prej rreth 2 orësh akset kryesore në vend. Policia po i orienton mjetet në rrugët dytësore, ndërsa janë pozicionuar qindra forca në zonat ku po zhvillohet tubimi. Situata e tensionuar deri më tani paraqitet edhe në Rrogozhinë, ndërsa janë djegur goma në Milot dhe Shkozet. Akset kryesore të vendit që janë paralizuar nga protesta e opozitës janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit. Shumica e deputetëve të opozitës janë vendosur në Tiranë, kurse pjesa tjetër në zonat ku po zhvillohet protesta. Dhjetëra forca policore dhe zjarrfikëse ndodhen në terren për të shmangur çdolloj përshkallëzimi të tubimit.

Top Channel/ Administrata pa specialistë IT, pagat dhe mungesa e fleksibilitetit largojnë ekspertët
11/08 12:26
Top Channel/ 100 vende pune në shëndetësi, hapet portali për profesionistët e licencuar
11/08 12:25
Top Channel/ 25 zjarre në një ditë. 365 zjarrëfikës me 37 mjete. Katër helikopterë në aksion
11/08 12:17
Top Channel/ Zjarri i riaktivizuar në Patos, ndërhyhet edhe nga ajri me dy avionë “Air Tractor”
11/08 12:03
Top News – ‘Lumi, jo instrument ndëshkimi’ Hoxha i përgjigjet Gjuriç: Uji nuk ka pasaportë
11/08 11:40
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Patos, dy pasagjerë përfundojnë në spital
11/08 11:30
Top News – ‘Serbia nuk mund të devijojë Ibrin’ Reagon edhe Rama për planin e Vuçiç me lumin
11/08 11:24
Top Channel/ Përndiqte një person për t’i marrë para përmes profileve false, arrestohet 24-vjeçari
11/08 10:59
Top Channel/ Policia Rrugore në Dibër në aksion/ 3 shoferë në pranga dhe mbi 1 mijë masa në një javë
11/08 10:29
Top Channel/ Zjarri në kurorën e gjelbër të Pukës shuhet pas disa orësh, normalizohet situata
11/08 10:05
Top Channel/ Riaktivizohet zjarri në pyllin e Drenies, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen
11/08 09:33
Top Channel/ Aksident i frikshëm në Gjirokastër-Kakavije, përplasen dy automjete, 3 të plagosur
11/08 09:26
Top Channel/ Përplasje e fortë Tiranë-Beograd! Hoxha: Jo presion e ndëshkim me ujin! Djuriç: Mos ndërhyni!
10/08 23:02
Top Channel/ Top Channel/ “Mos e prekni Dimalin”! Banorët kundërshtojnë bashkimin me Beratin
10/08 23:01
Top channel/ Protesta: Ju rrëzojmë në shtator, s’do futeni dot në Kuvend
10/08 22:57
Top Channel/ “Edi Rama o tradhtar”, protestuesit: Në shtator Parlamenti do të jetë i popullit
10/08 22:47
Top News – Vuçiç i përgjigjet Tiranës për Ibrin. ‘Nuk e di ç’lidhje ka Shqipëria me lumin’
10/08 22:44
Qytetarët nisin marshimin/ Thirrje dhe pankarta kundër qeverisë: Ju erdhi fundi!
10/08 22:31
Top Channel/ Sezoni veror me lëvizje të shumta, trafik i rënduar në Vlorë, vështirësi në qarkullim
10/08 22:20
Top Channel/ “Amanetin e Havzi Nelës do e çojmë përpara”, Kola në protestë: Vdekje e…
10/08 22:19