Një 75-vjeçar u përplas nga një makinë në aksin e vjetër Levan-Vlorë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Nga goditja e fortë, ai humbi jetën pavarësisht se u dërgua drejt spitalit me urgjencë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e makinës një 58-vjeçar për veprime të mëtejshme hetimore. Ndërkohë më herët, në orët e para të mëntjesit një aksident u regjistrua dhe në Durrës në një rrugë dytësore në lagjen 13 të qytetit bregdetar, ku viktimë mbeti 48 vjeçari Landi Lila, i cili ishte pasagjer në automjetin e aksidentuar.