Protesta e kësaj të mërkure u shoqërua me tensione. Një grup protestuesish që ishin mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit u përplas me policinë, duke kundërshtuar shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt. Dy emra që kanë qenë aktiv gjatë të ashtuquajturit “Revolucion I Flamingove”. Shoërimi I tyre u bë pasi efektivët u kërkuan mjetet e identifikimit për t’I gjobitur në bazë të aktit të ri normative të miratuar nga qeveria, por që u kundërshtua nga dy protestuesit. Kjo gjë bëri që uniformat blu të bënin shoqërimin e tyre.