Pesë persona të ndaluar, sekuestrohen edhe 37 kilogram lëndë narkotike Pesë persona janë arrestuar dhe 37 kilogram lëndë narkotike të tipit heroinë janë sekuestruar nga aksioni i Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Përmes këtij aksioni të realizuar një natë më herët është goditur një rrjet ndërkombëtar i blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së narkotikëve. Bazuar në hetimet e autoriteteve, heroina ishte transportuar nga Irani për në Kosovë.