Ekspertët e xhenios kanë mbërritur pranë pallatit të dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan, për t’u ardhur në ndihmë ekipeve të emergjencave në operacionin e kërkimit për gjetjen e personit të zhdukur. I zhdukuri është Hamit Ibro, 69 vjeç, i cili është pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi. Ndërkohë, ekspertët e xhenios po vlerësojnë gjithashtu rrezikshmërinë që paraqet ndërtesa, për të përcaktuar kushtet e sigurisë për ekipet e shpëtimit.