Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një apartament në lagjen Beqir Dardha të Elbasanit. Si pasojë e shpërthimit një e moshuar 83 vjecare gjeti vdekjen, një person rezulton i zhdukur ndërsa 10 persona të afiksuar morën ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi totalish pallatin duke e kthyer në të pabanueshëm. Dëshmitarët tregojnë tmerrin e përjetuar.