Për kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi vendosja e gjobave ndaj protestuesve po bëhet në kudnërshtim me ligjin. Ai dënon veprimet e policisë ndaj qytetarëve ndërsa thekson se e drejta për protestë paqësore është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta. “I bëj thirrje Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë çdo praktikë të tillë dhe të përmbushë detyrimin e saj ligjor për të garantuar ushtrimin e lirë dhe paqësor të së drejtës për protestë dhe tubim për çdo qytetar. Policia nuk duhet të jetë instrument presioni apo intimidimi ndaj qytetarëve që ushtrojnë një të drejtë kushtetuese. Çdo shkelje, çdo pengim i paligjshëm dhe çdo akt dhune ndaj protestuesve duhet të hetohet dhe të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.”, shkruan Bardhi ndërsa kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve të ciële u kërkon një qëndrim të qartë.