Top Channel/ Problemet me filmin shqiptar, Butka: Mungojnë fondet, promovimi dhe sallat
07/09/2026 21:09

Numri i ulët i prodhimeve të reja dhe mungesa e fondeve janë, sipas drejtorit artistik Ilir Butka, ndër arsyet përse Festivali Kombëtar i Filmit mungoi për 14 vite me radhë. “Që nga koha e Kinostudios, u ndje nga fundi pamundësia për të krijuar filma të mjaftueshëm. Më vonë, ishte e pamundur të krijohej fluks i madh prodhimesh në vitet e para të Qendrës. Arsye tjetër mund të ketë qenë dhe mungesa e kohës për drejtuesit e Qendrës. Është një festival që kërkon një buxhet të caktuar që ti je i detyruar ta heqësh nga prodhimi”, u shpreh drejtori artistik i Festivalit, Ilir Butka. Rreth 200 filma janë realizuar gjatë kësaj periudhe, por si janë përzgjedhur projektet e kineastëve nga Qendra e Kinematografisë? “Qendra ka një komision që vetë i kanë zgjedhur kineastët. Shpesh financohen, shpesh refuzohen. Ka të pakënaqur, ka edhe të kënaqur. A është gjithmonë i drejtë? Duhet të kemi parasysh që vendimi është subjektiv gjithsesi. A bëhen gabime? Po, edhe bëhen. Ka projekte të mira që kalojnë pa u vlerësuar, sikurse ka filma të këqij që vlerësohen. Ka raste kur gjykohen drejt, ka raste kur i hahet haka dikujt. E rëndësishme është të mos demoralizohen njerëzit! Sepse atëherë sistemi bie në kolaps. Unë them që të mirët janë ata që thyhen më lehtë, mediokrit nuk thyhen kurrë”, tha Butka. Rikthimi i ngjarjes më të rëndësishme për kinemanë në vendin tonë është shoqëruar edhe me debate mbi organizimin apo kritika filmat e rinj. Për këtë, Ilir Butka sqaron se nuk ka një përzgjedhje selektive të filmave dhe vlerësimin mund ta bëjë publiku. “Jo çdo film i një autori që na pëlqen, është i mirë. Ne kemi këtu një prezencë filmash shqiptarë të paselektuar. Duke mos bërë seleksion, ka filma që nuk janë në nivelin më të mirë, por duhet të shohim me pozitivitet filmat që janë të mirë. Një film i dobët nuk paragjykon një krijues të mirë. Sepse është kollaj për të kritikuar një film, ne kur shohim një ndeshje futbolli, bërtasim dhe protestojmë kur dikush humbet një rast, por nuk jemi futbollist. E njëjta gjë ndodh me kinematografinë, mos të bëhemi të gjithë regjisorë e aktorë dhe të gjykojmë kaq ashpër”, shprehet drejtori artistik i festivalit. Ndërkohë, shumë pak prodhime kinematografike janë shfaqur për publikun, pasi promovimi dhe transmetimi i tyre nuk kanë qenë në fokus të institucioneve. “Duhet menduar një buxhetim i caktuar vetëm për promovimin e filmave, sepse është një hallkë e munguar në sistemin tonë. Ne marrim përsipër promovimin, por nuk kemi menduar kurrë si do të realizohet qasja në festival. Për filmat hollivudianë që publiku i pëlqen, investohet pafund për promovim gjatë kohës që xhirohet filmi, që pastaj publiku të ketë interes të vijë në kinema të shohë filmin”, tha Ilir Butka. Festivali nxori edhe një herë tjerë problematikën mbi mungesën e kinemave publike. Salla kryesore ku po shfaqen filmat është ajo e Universitetit të Arteve, vendi ku kanë dalë kineastët më të mire, por kushtet e saj nuk i përshtaten një kinemaje. “Në Tiranë duhet të ketë patjetër një sallë të madhe në dispozicion të kinemasë. Për kinemanë ‘art house’ dhe ‘autorë’, sepse filmat komercialë e gjejnë hapësirën e tyre. Shpresoj dikur, dikush ta marrë këtë iniciativë dhe ta bëjë”, përfundoi regjisori. Krahas filmave, edicioni i 14-të i Festivalit po shërben edhe si një platformë diskutimesh mes kineastëve dhe artdashësve në hapësirat e dedikuara në qendër të Tiranës.

Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27