Filmi “Sofia” me regji nga Eduart Grishaj pat premierën mbrëmjen e 2 nëntorit në Tiranë. Mes miqsh, artistësh, krijuesish nga bota e kinemaë, televizionit apo edhe trupi diplomatik regjisori ndau kënaqësinë e kësaj dite por edhe sakrificën dhe kohën e gjatë për realizimin e filmit. Ngjarjet zhvillohen në dy kohë. Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së 1941.