Është çelur në sallën e Galerisë së Arteve në Vlorë “Ekspozita e Pranverës”, një nga aktivitetet artistike që sjell së bashku emrat më të njohur të pikturës vlonjate dhe krijimtarinë e tyre më të fundit. Në një atmosferë plot ngjyra, ndjesi dhe interpretime artistike, ekspozita ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra artdashësve, artistëve dhe vizitorëve të qytetit bregdetar.