Policia e Australisë avanconte sot duke arrestuar qindra protestues që kundërshtojnë vaksinimet e detyruara dhe izolimet e reja të pandemisë. Në memorialin e luftës në Melbourne protestuesit u përleshën me oficerët derisa këta të fundit të përdornin gaz lotsjellës dhe armë jofatale kundër tyre. Kjo është dita e tretë për përballjeve të dhunshme mes protestuesve dhe oficerëve pas vendosjes së kufizimeve të ashpra nga qeveria, megjithë numrat relativisht të vegjël të infektimeve. Një ditë më parë punonjësit e ndërtimit mësynë sindikatën e tyre në Melbourne e cila mbështeti vendimin e qeverisë ku kërkohej që punonjësit e ndërtimit të kenë të gjithë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit.