Top Channel/ Policia në kërkim të vrasësve të prokurorit të Paraguait në plazhin kolumbian
12/05/2022 23:46

Policia kolumbiane prezantonte sot identikitët e vrasësve të dyshuar të prokurorit paraguajan anti-droga Marcelo Pecci, që humbi jetën teksa ishte me pushime në Kolumbi. Pecci u qëllua dje për vdekje teksa ishte me gruan e tij në një ishull kolumbian të Karaibeve, nga sulmues që erdhën e u larguan nga deti. Prokurori u vra në qytetin bregdetar të Cartagena, teksa ishte në plazh me gazetaren Claudia Aguilera, ku kishin ardhur pas martesës së tyre në prill. Bashkëshortja e tij e cila shpëtoi pa u lënduar, tha se sulmuesit u larguan me një motor uji pasi kishin qëlluar dy herë Marcelo, një herë në kokë e një herë në kurriz. Duke treguar sesi vrasësit u larguan po nga deti ajo tha: “Ne na ndihmuan njerëz të tjerë që ishin në plazh por ai kishte vdekur. Nuk kishim marrë kërcënime më parë, çdo gjë ndodhi kaq shpejt”. Presidenti paraguajan Mario Abdo Benitez dënoi vrasjen ‘burracake’ dhe u zotua të ashpërsonte luftën kundër krimit të organizuar. Pecci ishte duke hetuar krime të profilit të lartë në Paraguay, duke përfshirë dhe vrasjen e një trafikanti drogash dhe bashkëshorten e një futbollisti të njohur. Paraguai është një nga prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës në Amerikën Latine, e cila trafikohet kryesisht përmes Argjentinës.

Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33