Top Channel/ Po merr Ballkanin- Biden thirrje krerëve të G7: “ Aleancë kundër Kinës”!
12/06/2021 15:43

Në ditën e dytë të samitit të G7-tës, presidenti amerikan Joe Biden, fokusin e ktheu drejt Kinës. Shefi i shtëpisë së bardhë i bëri thirrje vendeve perëndimore të bëhen bashkë kundër influencës në rritje të Pekinit, në mënyrë që të rivalizojnë sidomos shpenzimet gjigande të tij në infrastrukturë në vendet në zhvillim. Amerikanët e shohin takimin e së shtunës si mundësinë për të hapur e sfiduar rritjen e ndikimit kinez nëpër botë. Sipas tyre, nisma e Pekinit “Një rrip, një rrugë” , e cila ka bërë që të derdhen miliarda dollarë në vendet në zhvillim, duhet të ketë një kundërpërgjigje nga ana e demokracive perëndimore. Zyrtarët e lartë të administratës së SHBA-së, duan të tregojnë se vlerat e perëndimit mund të mbiztërojnë, thotë BBC. Ata argumentojnë se investimet kineze kanë ardhur me një cmim të larte, se puna e detyruar e minoriteti ujgur në Xinjiang është moralisht tronditëse dhe ekonomikisht, e papranueshme në raport me konkurencën e ndershme. në muajin prill, BE-ja u shpreh haptazi e shqetësuar nga investimet kineze në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor duke cituar implikimet politike, sociale dhe ekonomike, por edhe vendet e rajonit janë të lira që të zgjedhin partnerët e tyre. Ky mesazh u përcoll në Bruksel pas pyetjeve lidhur me lidhur me problemet që ka hasur Mali i Zi për shkak të një kredie të madhe që ka marr nga Kina për ndërtimin e një autostrade. Shumë kredi nga Kina si dhe projekte të tjera në vendet e rajonit janë parë nga BE-ja si përpjekje e Pekinit për të përhapur ndikimin e tij ekonomik dhe politik.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36