Top Channel/ Përurohet monumenti i sakrificës në Kukës! Kastrati Group investitori kryesor
18/05/2026 19:58

Nën emocionet dhe duartrokitjet e të pranishmëve, në qytetin e Kukësit u përurua “Monumenti i Sakrificës”, një vepër kushtuar gjeologëve, minatorëve, metalurgëve dhe punonjësve të energjetikës të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Ceremonia e cila nisi me prerjen simbolike të shiritit dhe zbulimin e monumentit nga përfaqësuesit e institucioneve vendore, nismëtarët e projektit dhe përfaqësues të komunitetit shënoi një moment të veçantë kujtese dhe mirënjohjeje për ata që sakrifikuan jetën dhe mundin e tyre për zhvillimin industrial dhe ekonomik të qarkut të Kukësit. Ky monument që vjen si një homazh për mijëra burra dhe gra që për dekada punuan në miniera, uzina dhe sektorin energjetik u realizuar nëpërmjet investitorit kryesor Kastrati Group. Zëvendës presidenti Leonard Kastrati vlerësoi rëndësinë historike dhe njerëzore të kësaj vepre për gjithë rajonin. “Për Familjen Kastrati është një nder i veçantë të mbështesë këtë nismë përkujtimore, sepse ne besojmë fort se zhvillimi dhe suksesi ndërtohen gjithmonë mbi punën dhe përkushtimin e njerëzve. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kontribuan në këtë histori dhe për familjet që mbajnë ende sot peshën e mungesës së njerëzve të tyre të dashur.” Për realizimin e projektit kontribuan edhe dhjetëra bashkëpunëtorë, artistë dhe profesionistë të fushës. Mesazhe vlerësimi dhe emocionuese përcollën gjithashtu përfaqësues të minatorëve, gjeologëve dhe energjetikëve, të cilët e konsideruan këtë monument si një simbol respekti për brezat që ndërtuan me sakrificë historinë industriale të vendit.

Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44