Top Channel/ Përgatitet për konflikt?Rusia bën gati njësitë 275 Malka për vijën e frontit!
12/06/2021 11:23

Rusia ka investuar fort për modernizimin e njësisë vetëlëvizëse të artilerisë të periudhës sovjektike, 2S7M Malka duke e pajisur me sisteme më të fuqishme lëshimi. Ato kanë tyta dhe predha 203 mm, në një kohë kur parametrat e sistemeve normale janë 155 mm. version i përmirësuar i 275M Malka nisi të mbërrijë prillin e 2020, i punuar mbi avansimet e mëparshme që ky mjet i fuqishëm luftarak kishte pësuar në vitet 1980. Në ndërhyrjet e fundit, u zëvëndesuan plotësisht të gjithë përbërësit e prodhimit ukrainas, ndërsa u përmirësuan ndjeshëm karakteristikat e lëshimit dhe ato të manovrimit. Sistemi Malka bazohet veçanërisht në shasinë e T-80 – tanku më i rëndë i betejës i Bashkimit Sovjetik – por një pjesë e mirë e infrastrukturës dhe një nga linjat kryesore të prodhimit T-80, ishin të vendosura në Ukrainë, cka i detyroi rusët të investonin shumë për të arritur ta prodhonin krejtësisht brenda vendit. Tani këtë sistem po përgatiten ta kenë të gatshëm për vijën e frontit. Tensionet mes Rusise dhe Natos janë ashpërsuar këto kohë. Pas grumbullimit gjigand ushtarak të trupave ruse ne kufirin me Ukrainën, alenca nisi një sërë stërvitjesh ushtarake ne Europë e deri në rajonin e Detit të Zi. Lojrat e luftës, të pagezuara si Steadfast Defender 2021, kërkuan të dëshmojnë reagimin e organizates ushtarake 30 kombëshe ndaj sulmit ndaj secili anëtar të saj. Stërvitje të tilla, sidomos ato që i afrohen kufijve të saj, Rusia i sheh me shqetësim e nuk humbet rastin të demonstrojë edhe forcën e vet.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36