“Open Balkan”, nisma që ka krijuar shumë zhurmë edhe përtej kufijve më shumë se politike, është një projekt me përfitim ekonomik . I këtij mendimi është zv.ministri i Financave Besart Kadia, sipas të cilit projekti është në dobi të qytetarëve e bizneseve të secilit vend pjesëmarrës dhe do të rrisë mundësitë e zhvillimit të tregjeve të reja. Por, sa përfiton Shqipëria përmes saj dhe kush janë sektorët potencialë që mund të zhvillohen më tej?