Top Channel/ Pas 6 vitesh tensione, Harry dhe Meghan rikthehen në Britani, Charles mirëpret nipërit
20/08/2026 13:53

Princi Harry dhe Meghan Markle po planifikojnë të largohen nga SHBA-ja dhe të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji, raporton BBC. Çifti pritet të vendoset në një rezidencë private jashtë Londrës dhe nuk ka plane për t’u rikthyer në detyrat zyrtare si anëtarë të familjes mbretërore. Princi Harry dhe Dukesha e Sussex-it, Meghan, pritet të zhvendosen nga Kalifornia drejt Britanisë së Madhe në fund të gushtit. Sipas raportimeve, çifti do të jetojë në një banesë private, jo-mbretërore, në një zonë jashtë Londrës. Fëmijët e tyre, Princi Archie, 7 vjeç, dhe Princesha Lilibet, 5 vjeç, janë regjistruar në një shkollë britanike dhe pritet të nisin mësimet në shtator. Sipas BBC, Mbreti Charles III është informuar për vendimin të dielën. Megjithatë, rikthimi në Britani nuk nënkupton një rikthim të Harry-t apo Meghan në detyrat zyrtare të familjes mbretërore. Ata do të vazhdojnë të kenë statusin e individëve privatë. Mbreti Charles mirëpret rikthimin e familjes Harry dhe Meghan vizituan Mbretin Charles në rezidencën e tij në Highgrove në korrik, por bëhet e ditur se gjatë asaj vizite nuk u diskutua për zhvendosjen e tyre në Britani. Sipas burimeve të BBC, Mbreti nuk ishte në dijeni të planeve përpara fundjavës së kaluar, por ai e mirëpret mundësinë për të kaluar më shumë kohë me djalin dhe nipërit e tij në një marrëdhënie private dhe familjare. Edhe Princi William dhe Princesha Catherine janë informuar për planet e Sussex-ëve. Rikthimi i çiftit në Britani vjen pas një periudhe të gjatë tensionesh brenda familjes mbretërore. Harry dhe Meghan u larguan në vitin 2020 Harry dhe Meghan u larguan nga Britania në fillim të vitit 2020 dhe hoqën dorë nga detyrat e tyre si anëtarë aktivë të familjes mbretërore. Në mars të të njëjtit vit, ata u vendosën në Kaliforni, ku kanë jetuar që prej atëherë. Marrëdhëniet me familjen mbretërore mbetën të tensionuara për disa vite.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43