Top Channel/ Panairi i Helenës pa Kadarenë, rrëfehet bashkëshortja e gjeniut të letrave
15/11/2024 19:50

Në këndin e zakonshëm në panair, ku gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare takohej me lexuesit, tani ndodhet vetëm bashkëshortja e tij Helena Kadare, që shkrimin e cilëson terapi për të përballuar humbjen e njeriut të zemrës. Me thënë të drejtën është një ndjesi që akoma nuk e kam gëlltitur. Më duket sikur nga çasti në çast do të shfaqet, do të vijë në shtëpi. Edhe në studion e tij, hap derën dhe akoma nuk jam futur. E vetmja gjë që më mban afër tij është të shkruarit. Atë që e bëj tani dhe si një terapi. Zonja Kadare vjen me një libër me dy tregime, zhanrin me të cilin nisi të shkruajë dhe u njoh për herë të parë me Ismail Kadaren, që lexoi dhe komplimentoi veprën e saj, të publikuar te Zëri i Rinisë. E botova tregimin. Ismaili ishte në Moskë për studime pasuniversitare. Merr gazetën Zëri i Rinisë dhe thotë ç’është kjo vajza nga Shqipëria që paska shkruar. Ai më pas shkruajti dy rreshta: ‘më pëlqeu tregimi, shkruani dhe mos u trembni’. Nuk e di pse, por mora shumë vrull nga kjo histori. Kur e kam takuar pastaj, kur ai u kthye në Tiranë dhe ishte rastësisht në rrugë, ishte si një mrekulli. Krimineli nga Kadizi dhe Gruaja e Lirë janë dy tregimet që shkrimtarja ka përfunduar së fundi. Po afronte panairi dhe unë kisha disa tema të paelaboruara dhe hapa blloqet e shënimeve ku ishin temat që mbaja shënim gjatë gjithë jetës dhe midis tyre gjeta dy tema që i kisha shumë përzemër u shkruan gjatë muajit tetor dhe fillimit të nëntorit. Mes pengjeve për krijimet që nuk ka arritur të botojë, Helena Kadare e sheh këtë provimin libri frymëzim për të sjellë te lexuesi më shumë vepra në vijim. Kam shumë pengje në fakt. Nga shënimet që kam mbajtur, gjej gjithë ato gjëra që më kujtohen që kanë një histori pas. Çdo shënim aty ka një histori pas. Kur i kam shkruar kam thënë sa të më jepet rasti do t'i nxjerr. Në fakt ky rast nuk erdhi. Nuk e gjeta dot kohën e mjaftueshme. Në stendën e shtëpisë botuese Onufri ndërkohë, veprat e Ismail Kadaresë tërheqin po të njëjtin interes nga vizitorët, që duan të njihen me krijimtarinë e gjerë, që e bëjnë të pavdekshme figurën e tij.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12