Top Channel/ Osmani uron nga Mitrovica! Presidentja e Kosovës viziton veriun e vendit
31/12/2024 19:41

Në ditën e fundit të vitit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Mitrovicën e Veriut. Ajo ka takuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në drejtorinë e rajonit të veriut. Osmani është ndalur edhe në sheshin e Mitrovicës së Veriut, nga ku, ka falënderuar policët për shërbimin e tyre. “Në radhë të parë ishim në vizitë në drejtorinë e Policisë për t’i falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre të çdo ditshëm në interes të të gjithë qytetarëve në mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre. Për t’i inkurajuar ata që edhe kur ka netë festash dhe ata sakrifikojnë duke qenë larg familjes së tyre dhe për t’iu dhënë gjithë mbështetjen e mundshme institucioneve të Kosovës” Në vizitën e saj në bizneset shqiptare, e para e shtetit ishte e shoqëruar edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Presidentja po ashtu ka uruar të gjithë qytetarët për festën e vitit të ri. “Shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha etnive për festat e fundvitit duke iu dëshiruar të gjithëve shëndet dhe prosperitet me shpresën që viti 2025 do t’i sjell të gjitha të mirat për shtetin tonë” Osmani, vizitën e përfundoi në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut tek shtëpitë e ndërtuara për komunitetin shqiptar. Nga kjo lagje, Presidentja e Kosovës e ka përmbyllur vizitën e saj të parë që prej sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në rajonin e veriut.

Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10
Top Channel/ Kosovë, qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil: Dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini!
11/10 14:37
Top Channel/ Kosova, “betejë” për milionat e BE/ Më pak se tre muaj për të përfituar 165.8 milionë €
11/10 11:39
Top Channel/ Vrau gruan dhe kunatin, Policia sekuestron armë në banesën e autorit në Kosovë
10/10 12:09