Top Channel/Nuk i ndalon policisë, makina me emigrantë përplaset në një shtëpi: 7 të vdekur!
14/12/2021 14:49

Shtatë persona humbën jetën e katër të tjerë u plagosën pasi një makinë me targa serbe, në të cilën ndodheshin disa emigrantë, u përplas në një shtëpi në Hungari. Aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i mjetit refuzoi të ndalonte për kontrollet rutinë të policisë, por u largua me shpejtësi. Ai ishte përpjekur të shmangte verifikimin që forcat e rendit poi bënin automjeteve në fshatin, Morahalom, pranë kufirit me Serbinë dhe tentoi të shmangte patrullat. Për shkak të shpejtësisë madhe, makina në të cilën ndodheshin 10 persona, u perplas me një banesë e u përmbys. Vetë shoferi mbeti i plagosur në aksident, e është arrestuar ndërsa pritet që ndaj tij të nisin procedurat penale. Ai pritet të akuzohet për tregti të qënieve njerëzore dhe për faktin se ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen. Në vitin 2015, në kulmin e krizës së refugjatëvë, qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ndërtoi një barrierë të lartë në pikën kufitare me Serbinë ku kalonin me mijëra njerëz. Javën e kaluar mbi 2400 vetë u ndaluan në kufijtë e Hungarisë. E ashtuquajtura, Rruga ballkanike, drejt shteteve më të pasura të Bashkimit Europian vazhdon të shfrytëzohet nga refugjatët dhe emigrantët që i largohen luftrave, vështirësive ekonomike apo përndjekjes në vendet e tyre.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20