Top Channel/ “Nobeli i Gjelbër”! Çmimi ndërkombëtar për aktivistët që mbrojtën Lumin Vjosa
09/05/2025 21:25

Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata EcoAlbania janë shpallur fitues të Çmimit Goldman për Mjedisin 2025, një nga vlerësimet më të rëndësishme ndërkombëtare për aktivizmin mjedisor. Ata u nderuan për përpjekjet e tyre mbi një dekadë në mbrojtje të lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve, çka çoi në shpalljen e tij si Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë, në mars të vitit 2023. Besjana Guri theksoi se puna e saj për mbrojtjen e lumit Vjosa nuk përfundon me shpalljen e tij Park Kombëtar apo me marrjen e këtij çmimi. Ajo u angazhua të vijojë betejën për mbrojtjen e degës Shushica, e cila rrezikohet nga plane për devijimin e ujit. Besjana Guri, aktiviste: “Jam e nderuar dhe e përulur që marr këtë çmim edhe në emër të të gjithë atyre që ishin pjesë e kësaj beteje. Përgjatë 12 viteve kemi pasur male për të ngjitur dhe një lumë të egër për të naviguar. Sfida ishte e jashtëzakonshme, por ja dolëm falë dedikimit të shumë njerëzve, jo vetëm për Shqipërinë, por për të inspiruar edhe të tjerët në botë. Suksesi provoi se ndryshimi është i mundur edhe në një botë ku duket se askush nuk të dëgjon. Ky çmim është një kujtesë se kur njerëzit mblidhen bashkë, mund ta bëjnë të pamundurën të mundur. Jam shumë krenare që jam këtu me ju, që kujdeseni, që flisni për atë që ka rëndësi dhe që luftoni për të mbrojtur ato që nuk mund të mbrojnë veten – lumenjtë, natyrën, dhe fëmijët tanë.” Olsi Nika u shpreh se shpallja e Vjosës Park Kombëtar është një model që Shqipëria i jep Evropës dhe botës për mbrojtjen e ekosistemeve të ujërave të ëmbla, të cilat janë në zhdukje. Olsi Nika, aktivist: “Jam i nderuar dhe i përulur që marr këtë çmim. Ka më shumë se një paralelizëm mes meje dhe këtij lumi që rrjedh i egër e që unë i kam dedikuar 12 vite jete deri tani. Fillimisht ishim një dorë njerëzish që u bëmë bashkë për të mbrojtur Vjosën nga ndërhyrjet e hidrocentraleve, por ka qenë e pabesueshme sa shumë njerëz na u bashkuan në këtë vizion për ta mbajtur Vjosën të egër. Bashkë me këta njerëz ne ia dolëm të ndalim 45 përpjekje për hidrocentrale dhe nxitëm qeverinë shqiptare të krijojë parkun e parë kombëtar rreth një lumi.” Lumi Vjosa dhe degët e tij, me një gjatësi totale rreth 400 kilometra, përfaqësojnë një nga ekosistemet më të paprekura të ujërave të ëmbla në Evropë. Aktivistët theksojnë se puna nuk përfundon këtu, por fokusi tani është në mbrojtjen e degëve si Shushica, që rrezikohen nga ndërhyrje të reja. Çmimi Goldman për Mjedisin, i njohur si “Nobeli i gjelbër”, jepet çdo vit për individë nga gjashtë kontinente për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e mjedisit dhe të komuniteteve lokale. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt pak ditë më parë në San Francisko e u ndoq nga qindra aktivistë live dhe mijëra të tjerë përmes kanalit You Tube.

Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43