Top Channel/ Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac!
13/06/2025 11:36

Kompania farmaceutike BioNTech, e cila mori famë botërore dfisa vite më parë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit shkaktar të pandemuisë që gjunjëzoi globin, bëri të qartë se dëshiron të blejë konkurrentin e saj me seli në Tübingen, CureVac. BioNTech, thonë mediat gjermane, njoftoi se ka në plan të blejë aksionet e CureVac-ut. Me këtë blerje, me vlerë miliarda euro, kompania me seli në Mainz synon të fitojë ekspertizë shtesë në fushën e terapive të kancerit të bazuara në mRNA. "Ne duam të bashkojmë aftësi dhe teknologji plotësuese," tha Ugur Sahin, bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i BioNTech. Bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të të dyja kompanive miratuan unanimisht marrëveshjen. Përfundimi i marrëveshjes pritet në vitin 2025.Qeveria gjermane duket se nuk ka kundërshtim. "Ministria e Çështjeve Ekonomike e mbështet këtë transaksion dhe tani do të fillojë procedurat e zakonshme të shqyrtimit", tha një zëdhënëse. BioNTech dhe CureVac morën pjesë të dyja në garën e vaksinës kundër koronavirusit në vitin 2020. Megjithatë, kompania me seli në Tübingen, e cila konsiderohej gjithashtu një nga shpresat e mëdha, e tërhoqi kandidatin e saj të parë për vaksinë nga procesi i miratimit, për shkak të efikasitetit relativisht të ulët. Kjo çoi gjithashtu në mosmarrëveshje për patentat midis dy kompanive. BioNTech-u, nga ana tjetër, fitoi garën dhe fitoi shumë para nga vaksina Covid e bazuar në mRNA.Ky grup aktualisht po hulumton imunoterapitë e kancerit dhe planifikon të paraqesë një kërkesë fillestare për miratim në SHBA deri në fund të vitit, për një kimioterapi të gjeneratës së re për kancerin e mitrës. Teknologjia e mRNA-së është një tjetër shtyllë e portofolit të terapisë së kancerit të BioNTech-ut.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21