Top Channel/ Nga Kadare te Alain Delon e Navalny, personazhet e famshëm që u ndanë nga jeta në 2024
03/01/2025 19:59

Në 12 muajt që lamë pas Shqipëria humbi njerëz të rëndësishëm të botës së artit, kulturës dhe politikës. Përsonazhe që kanë lënë gjurmë tek ne me jetën, angazhimin dhe artin e tyre. Në 2024 Shqipëria humbi njeriun më të rëndësishmë të letrave shqipe. Ai qe I vetmi shkrimtar shqiptar që për shumë vite me radhë ishte ndër emrat kryesore për cmimn e madh Nobel. Më 1 korrik të vitit të shkuar ndërron jetë shkrimtari Ismail Kadare. Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Romani, Gjenerali I Ushtrisë së Vdekur e beri të njohur ndërkombëtarisht. Veprat e tij janë përkthyer mbi 50 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit, ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Gjenialiteti I Kadarese nga kritikët e letërsisë vendosej në radhe me emrat me të rendësishëm të letërsisë botërore ndër shekuj duke e krahasuar atë me Franc Kafkën, Gabriel Garsie Markes, Nikol Gogol, Balzak. Për shumë politikanë pa ndasi ngjyrash ai konsiderohej si deputeti model. Nështator shtator të vitit që lamë pas një arrest kardiak i mer jetën politikanit 44 Gert Bogdani. Ai ishte studenti ekselent, i cili braktisi Shtetet e Bashkuar të Amerikës për tu rikthyer në vitin 2005 në Shqipëri ku hodhi hapat e para të karrierës së tij politike pranë Partisë Demokratike. Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, Ai veshi për herë të parë xhaketën e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013. Paralelisht me mandatin e ligjvënësit ai drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike si dhe mbajti postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të PD-së, detyre nga e cila hoqi dorë në vitin 2019 pasi politika nuk ishte me ne planet e tij. Botës iu ndanë përgjithmonë figura të shquara që artit dhe politikës duke filluar nga aktori Alain Delon. Për më shumë se një brez ai është konsideruar si mashkulli më i pashëm në botë. Në fakt, në rolet e tij Alain Delon shpesh luante me maskulinitetin dhe atraktivitetin e tij, duke e bërë atë një tipar stilistik të aktrimit të tij dhe forcën lëvizëse të historisë që luajti. Vdekja e tij në moshën 88-vjeçare hapi një mosmarrëveshje trashëgimie midis fëmijëve të tij. Ndër kundërshtarët politikë më të njohur të Vladimir Putinit, Alexei Navalnyj i mbijetoi një tentative helmimi në vitin 2020. Pasi emigroi në Gjermani për t'iu nënshtruar trajtimit, ai zgjodhi të kthehej në Moskë, ku në vitin 2021 u arrestua dhe u dënua me 9 vjet burg të ashpër. Ai vdiq, në rrethana të dyshimta, në koloninë penale IK-3 në Siberi shkurtin e kaluar. Simboli i rezistencës dhe luftës politike, ishte një veprimtar me pozicione nacionaliste dhe liberale, i vetmi që pati guximin të sfidonte pushtetin e tepruar të Carit.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12