Top Channel/ Nepali i gjunjëzuar: Qindra viktima, 2.500 të zhdukur- Çfarë treguan pamjet satelitore!
29/08/2026 14:57

I gjunjëzuar nga katastrofa e pak ditëve më parë, Nepali përballet me rrezikun e një tjetër përmbytjeje, sic paralajmërojnë ekspertët. Bilanci i viktimave është rënduar dhe numëron aktualisht mbi 630 të vdekur, ndërsa të zhdukurit llogariten në rreth 2.500. Shifrat e reja përfshijnë edhe banorët e disa fshatarve të zhdukur nën një lumë balte. Shpresat për të gjetur dikë gjallë nën gërmadhat e ngjeshura rrënojat e ngjeshura tashmë si beton janë zbehur ndjeshëm. Ndërkohë, rreth 90 punëtorë janë bllokuar në një hidrocentral që është ende në ndërtim. Të tjerë, që punonin në një linjë transmetimi të energjisë elektrike, janë lokalizuar. Dhjetëra alpinistë dhe turistë të shpallur të zhdukur po ashtu mendohet mund të jenë ende në shtigjet e Himalajeve, pa e kuptuar se çfarë ka ndodhur. Tragjedia është e përmasave historike, por po aq e madhe është edhe sfida logjistike për autoritetet. Edhe Kina, e cila mund të mobilizojë burime të jashtëzakonshme, vetëm dje arriti të vendoste në terren një ekip me një qen të trajnuar për kërkim nën ortekë, në vendin ku deri të mërkurën ndodhej godina e madhe e doganës. Kapacitetet e Nepalit, janë ndërkohë shumë të kufizuara. Pavarësisht nevojave të mëdha, qeveria në Katmandu ka vendosur të refuzojë ekipet e ndihmës nga vendet e tjera, duke cituar eksperiencën negative nga tërmeti i vitit 2015. Asokohe, dhjetëra vende dërguan specialistët e tyre por bllokuan aeroportin e vogël të kryeqytetit, aq sa ngarkesat e domosdoshme u detyruan të devijoheshin drejt aeroporteve të tjera. Ekipet e huaja të shpëtimit u përqendruan në zonat më të lehta për t’u arritur, dhe shpejt, mes tyre u shfaq një lloj konkurence që nuk i solli Nepalit ndonjë përfitim te madh. Për këtë arsye, zyrtarët e tij tani kërkojnë fonde dhe jo punonjës ndihme nga jashtë. Pamjet satelitore sakaq treguan përmasat reale të shkatërrimit, me komunitete të tëra të fshira nga harta.

Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06