Aktorja fituese e çmimit Oscar, Susan Sarandon, ylli i serialit “Hacks”, Hannah Einbinder, si dhe Cynthia Nixon janë ndaluar nga policia në Neë York, teksa merrnin pjesë në një protestë kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Demonstrata u zhvillua ndërsa Netanyahu ndodhej në qytet për të mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pamjet tregojnë Sarandon duke u prangosur nga efektivët, ndërsa edhe Einbinder u mbajt në paraburgim.