Një thikë kuzhine 13 centimetra e gjatë është gjetur në çantën e një nxënësi gjashtëvjeçar në një shkollë fillore në Itali. Ngjarja u regjistrua në jug të vendit. Sipas autoriteteve, mësuesi u njoftua për thikën nga një shok klase i fëmijës. Pas sinjalizimit, mësuesi ndërhyri menjëherë dhe u morën masat e nevojshme për të shmangur çdo rrezik për nxënësit dhe stafin e shkollës. Nuk dihet ende se si dhe përse fëmija e kishte marrë thikën me vete në shkollë. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga autoritetet, të cilat po shqyrtojnë edhe mënyrën se si objekti përfundoi në çantën e tij.