Top Channel/ Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij?!
25/09/2026 23:02

Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngrenë dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë mbesën e tij, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e diktatorit në Mynih, në vitin 1931, ngjarje që u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje. Angela Raubal, 23 vjeçe, u gjet e vdekur me një plagë arme zjarri në gjoks, ndërsa arma ishte një pistoletë që i përkiste Hitlerit. Dokumentet zyrtare tregojnë se Hitleri - i cili po fitonte famë, por ende nuk e kishte marrë pushtetin në Gjermani - ishte larguar nga Mynihu për në Nuremberg një ditë para vdekjes së mbesës, një afat kohor që do të vërtetonte se ai nuk mund të kishte qenë i përfshirë në vdekjen e saj. Por historiani gjerman, Harold Sandner, thotë se ka zbuluar një detaj në regjistrin zyrtar të vdekjeve të Mynihut që jep datën dhe orën e zbulimit të trupit të Raubal, dhe që është pikërisht ora 10:15 e mëngjesit më 18 shtator 1931. Dy njoftime vdekjeje të gjetura në arkiva gjithashtu e mbanin atë datë. Nëse këto të dhëna janë autentike, ato do ta vendosnin vdekjen e Raubal rreth 24 orë më herët se sa besohej më parë, çka tregon se Hitleri ka qenë në Mynih kur u zbulua trupi i pajetë i të resë, shkruan CNN. Të dhënat zyrtare tregojnë se ai nuk u nis për në Nuremberg deri pasditen e 18 shtatorit. Sipas historianit Sandner, të dhënat kontradiktore tregojnë për një mbulim të mundshëm të vrasjes nga zyrtarë të policisë, mbështetës të Partisë Naziste të Hitlerit. Shumë historianë besojnë se Hitleri ishte i dashuruar me Raubal dhe se sjellja e tij ndaj saj ishte bërë intensivisht kontrolluese dhe posesive. Pak para vdekjes së saj, Hitleri dhe Raubal besohet se kanë debatuar për dëshirën e saj për t'u larguar nga Mynihu për në Vjenë, për të ndjekur studimet muzikore.

Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58