Top Channel/ “Jemi gati për marrëveshje”, presidenti i Iranit mesazh Trump: SHBA duhet të vendosë
25/09/2026 22:05

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar në një intervistë të gjatë për Fox News se është Shtetet e Bashkuara ato që duhet të vendosin nëse do t’i japin fund luftës. Sipas tij, Irani nuk e ka zgjedhur konfliktin, por është detyruar të mbrohet pasi është sulmuar. “Ne nuk e zgjodhëm luftën. Ne u sulmuam dhe duhej të mbroheshim”, deklaroi Pezeshkian, duke theksuar se Teherani është i gatshëm të negociojë një marrëveshje me presidentin amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit. “Kjo luftë na u imponua” Pezeshkian tha se çështjet ndërkombëtare duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe jo përmes dhunës. “Kur mund t’i zgjidhim çështjet përmes dialogut, nuk duhet t’i drejtohemi vrasjes së njëri-tjetrit. Por, për shkak të provokimeve të Izraelit, kjo luftë na u imponua”, u shpreh presidenti iranian. Megjithatë, ai theksoi se Irani nuk dëshiron që konflikti të vazhdojë. “Ne nuk duam të vazhdojmë. Është Amerika ajo që duhet të zgjedhë nëse do t’i japë fund apo jo”, tha Pezeshkian. Presidenti iranian përsëriti gjithashtu se Teherani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me administratën amerikane, nëse ajo respekton kuadrin ligjor ndërkombëtar. “Pse zgjodhën t’i hidhnin të gjitha në erë vetëm dy javë para nënshkrimit të marrëveshjes?”, pyeti ai, duke iu referuar dështimit të armëpushimit të brishtë. Sipas Pezeshkian, nëse administrata aktuale amerikane dëshiron të arrijë një marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Irani është i gatshëm të diskutojë. Ai shtoi se për Teheranin nuk ka rëndësi nëse një marrëveshje arrihet para apo pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA. “Huthit nuk marrin urdhra nga Teherani” Një tjetër çështje e ngritur gjatë intervistës ishte marrëdhënia e Iranit me rebelët Huthi në Jemen. Pezeshkian këmbënguli se Huthit nuk marrin urdhra nga Teherani, pavarësisht akuzave të SHBA-së dhe aleatëve të saj se Irani mbështet lëvizjen militante. “Huthit janë përgjegjës për veprimet e tyre. Ata nuk marrin urdhra nga ne”, deklaroi presidenti iranian, sipas përkthimit të transmetuar nga Fox News. Ai i përshkroi Huthit si një forcë rezistence në rajon dhe tha se veprimet e tyre lidhen me situatat me të cilat përballen. “Ne kemi kontakte me ta, por nuk ekziston një marrëdhënie sistematike”, shtoi Pezeshkian.

Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21