Top Channel/ Në tre drejtime: Bjellorusia vendos trupa në kufi me Ukrainën-Kievi provokoi Moskën!
11/05/2022 15:46

Duke kujtuar sesi aleatët perëndimorë po “shtojnë praninë e tyre ushtarake në rajon”, Bjellorusia po vendos dhe ajo forca të armatosura në kufirin e Ukrainës. Mediat e huaja citojnë shefin e shtabit të përgjithshëm Viktor Gulevich, të pohojë se Ukraina kishte dërguar rreth 20,000 njerëz afër kufirit me Bjellorusinë e më pas të deklaronte se kjo masë kërkon një “përgjigje”. Në një mesazh në Telegram ai tha se “Grupi i krijuar gjatë 6 muajve të fundit është dyfishuar si në sasi ashtu edhe në cilësi.” Gulevich nënvizoi se trupat janë vendosur në rajon për të “për të garantuar sigurinë e Republikës së Bjellorusisë. “Grupimi i krijuar nga forcat e armatosura të Ukrainës në drejtimin operacional jugor me një numër total deri në 20,000 persona kërkon një përgjigje nga ne”, ishte pretendimi i ngritur prej tij. Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko më herët deklaroi se është duke bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar në dhënien fund të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila është “zvarritur” më gjatë sesa e ka menduar ai. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, të publikuar më 5 maj ai thoshte se Kievi e ka “provokuar” Moskën, dhe insistonte se ka informacione që tregojnë se Ukraina ka planifikuar të sulmojë edhe bjellorusët.

Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48