Top Channel/ Në kërkim të skenave të huaja! Pianisti i talentuar nga Fieri kërkon të studiojë jashtë
02/06/2021 12:23

Maturantët e shkollës artistike “Jakov Xoxa” në Fier dhanë provimet e fundvitit, ose siç njihen ndryshe diplomat në lëndët artistike. Mes nxënësve të talentuar në degët e muzikës dhe arteve pamore, Ergi Cane dallohet për virtuozitet në interpretimet e tij. 18-vjeçari, performoi një repertor të pasur nga kompozitorë botërorë si Bah, Beethoven, Shumann, Shopen etj, duke përjetuar emocione të skenës dhe provimit njëkohësisht… Prej 12 vitesh, 5-6 orë në ditë, ai ia kushton instrumentit të pianos, ndërkohë që është nxënës ekselent në arsimin e përgjithshëm. Edhe gjatë këtij viti akademik, pavarësisht ndërprerjes për shkak të pandemisë, Ergi ka vazhduar studimin me të njëjtin ritëm. Ndonëse në moshë fare të re, 18-vjeçari ka marrë pjesë dhe ka fituar disa çmime të para në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare. Përkushtimi për pianon ka bërë qe i riu të ketë më shumë kërkesa ndaj vetes në rrugën e bukur dhe të vështirë te artit. Studimet e larta, Ergi dëshiron t’i vazhdojë në ndonjë nga shkollat prestigjioze në Europë. Mësuesja e Ergit, e cila gjatë 40 viteve ka nxjerrë shumë talente, ndihet e lumtur që karrierën e saj e mbylli me një nxënës të talentuar.

Top Channel/ “Shqipëria në sytë e Bajronit”, shfaqja e Ansamblit dhuron emocione nëe Skoci
25/11 20:34
Top Channel/ Katër stinët në telajot e Kasës, piktori sjell 40 peizazhe në ekspozitën “Stinët”
20/11 23:13
Top Channel/ Bienalja e Grafikës në Tiranë, Hajdari premton se Galeria e Artit s’do të mbyllet
20/11 19:58
Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04