Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03/2026 20:07

Filantropi dhe mendimtari i njohur amerikan me rrënjë shqiptare, Nicolas Berggruen, dhe vëllai i tij, historian arti, Olivier Berggruen, u nderuan me titullin akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit. Ceremonia solemne u zhvillua në prani të kryeministrit Edi Rama. Titulli iu dorëzua vëllezërve nga rektori i universitetit Prof. DR. Shkëlqim Fortuzi dhe kreu i qeverisë. Vëllezërit Berggruen janë nipër të aktorit të madh Aleksandër Moisiu, emrin e të cilit mban sot universiteti i Durrësit. “Është një nder i madh për mua dhe një moment shumë i veçantë, se më lidh personalisht me të kaluarën dhe me rrënjët e mia. Figura e Aleksandër Moisiut është shumë domethënëse për mua, pasi ai u rrit këtu, por arriti të ndërtojë një karrierë të madhe në Evropë. Shqipëria është një vend i ri dhe plot shpresë”, u shpreh filantropi dhe nipi i Aleksandër Moisiut Nicolas Berggruen. Në fjalën e tij, kryeministri Rama vlerësoi figurën e vëllezërve Berggruen si personalitete që përmes filantropisë dhe mendimit të tyre kontribuojnë në debatet globale për të ardhmen e shoqërisë dhe demokracisë. Ceremonia qe një moment i veçantë jo vetëm për universitetin e Durrësit, ndërsa riktheu në vëmendje lidhjen e familjes Berggruen me figurën e Aleksandër Moisiut dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27