Top Channel/ NATO po përgatitet: Nis 30 mijë trupa, 200 avionë, 50 anije në kufi me Rusinë!
15/03/2022 11:05

NATO ka dërguar dhjetëra mijëra trupa, duke përfshirë Marinsat Mbretërorë britanikë, një aeroplanmbajtëse, një destrojer dhe një nëndetëse sulmi me energji bërthamore në Norvegjinë, anëtare te aleancës që ndan 200 km kufi tokësor me Rusinë. Trupa nga 28 vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut po marrin pjesë në stërvitjen që do të zgjasë rreth një muaj. Ajo është pagëzuar me emrin Pergjigja e Ftohtë, dhe zhvillohet vetëm disa qindra kilometra larg kufirit rus, ndërsa që forcat e Vladimir Putinit vazhdojnë të bëjnë luftë në Ukrainë. Në lojrat gjigande të luftës janë përfshirë rreth 35,000 trupa, 200 avionë dhe 50 . Qëllimi i stërvitjes është të tregojë se si një forcë e unifikuar shumëpalëshe do të mbronte nga sulmet Norvegjinë dhe krahun verior të Europës. “NATO si aleancë duhet të jetë gati për çdo gjë, gati për të gjitha situatat. Është thelbësore për ne që të mbështesim partnerët norvegjezë dhe kjo është arsyeja pse po stërvitemi kaq shpesh në Arktik. Përgjigja e Ftohtë është një mundësi shumë e mirë për aleatët dhe partnerët kryesorë të aleancës që të bashkohen në mjedisin më sfidues në veri, që të jenë gati për çdo eventualitet dhe të mësojnë të punojnë së bashku”, tha kreu i forcave komandon brotanike, Rich Cantrill. Ai rrëfeu se ushtarë nga Britania e Madhe, Norvegji, SHBA, Holandë, Francë, Gjermani dhe Italia, do të angazhohen të mbrojnë tokën norvegjeze nga një ofensivë masive e simuluar. Në lojë do të hyjë dhe një grup anijesh amfibe, i drejtuar nga HMS Albion, ndërsa do të marrë pjesë dhe aeroplanmbajtësja HMS Prince of Wales HMS Richmond, apo destrojeri i tipit 45 HMS Defender.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43