Top Channel/ NATO-ja “ i tregon dhëmbët” Rusisë: Po prekët Ukrainën, pasoja masive!
18/12/2021 13:25

NATO reagoi përmes një statusi në Facebook ku shprehej e shqetësuar nga grumbullimi i trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e Moskes për provokime nga ana e Kievit dhe e vetë aleancës. “Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ulë menjëherë tensionet, të ndjekë kanalet diplomatike dhe të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare për transparencën e aktiviteteve ushtarake”, theksohet në njoftim. “NATO do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve të saj. Çdo agresion i mëtejshëm kundër Ukrainës do të kishte pasoja masive dhe do të kishte një çmim të lartë. NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë BE-në”, thuhet më tej. Aleanca përsëriti mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë forcat e saj. Diplomatët e NATO-s i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Rusia nuk mund të ketë të drejtën e vetos për zgjerimin e mëtejshëm të aleancës dhe se NATO ka të drejtë të vendosë mbi qëndrimin e saj ushtarak. Ndërkohë dhe Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Kievi kishte një "të drejtë, ekskluzive e sovrane" për të orientuar politikat e tij të jashtme dhe se vetëm Ukraina dhe NATO, mund të përcaktojnë marrëdhëniet mes tyre, dhe çështjen e anëtarësimit.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36