Top Channel/ Muzika e filmave shqiptarë, koncert në TKOB që nderon kompozitorët e shquar
28/11/2025 19:57

Krijimet e kompozitorëve më të njohur shqiptarë gjallëruan skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Në një mbrëmje kushtuar festave kuqezi, orkestra e teatrit dhe orkestra e RTSH-së riktheu tingujt e jashtëzakonshëm të filmave shqiptarë, nga Nëntori i Dytë, Skënderbeu, Dimri i Fundit, Gjeneral Gramafoni, Liri a vdekje apo Në shtëpinë tonë. Aulon Naçi, drejtor i përgjithshëm, TKOB - Të gjitha forcat bashkohen kur muzika flet më shumë se gjithçka tjetër. Sot foli fort nëpërmjet tingujve të kompozitorëve, që i kanë dedikuar jetën krijimtarisë. Elton Katroshi, klarinetë e parë e TKOB - Ne dalim gjithmonë në skenë, por të luash vepra që të gjithë njerëzit i këndojnë kudo është përgjegjësi e madhe. Arta Haxhiu, përgjegjëse marketingu - Pashë njerëz të prekur në sallë, njerëz që e mirëpritën këtë shfaqje me filmat më të bukur dhe muzikën më të mirë të filmave. Përmes kolonave zanore që na sjellin shumë kujtime, ky koncert festiv ishte dhe një homazh për kolosët Çesk Zadeja, Kujtim Laro, Limoz Dizdari, Zef Çoba e Aleksandër Peçi. Rajmonda Bulku - Ka filma që mbahen për të bukur më shumë nga muzika. Është fat që filmi shqiptar ka pasur kolosë dhe është fat i këtyre kompozitorëve që kanë bërë muzikë të mrekullueshme që nuk i është prekur. Ata kanë qenë të lirë dhe kanë qenë larg vrejtjeve dhe shkurtimeve që pësonte figura apo zëri.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12