Top Channel/ “Mund të mos ia dal kësaj here”! Orët e fundit të jetës së Papa Françeskut
21/04/2025 19:01

Papa ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare – një ditë pasi bëri një paraqitje shumë të pritur në Sheshin e Shën Pjetrit në të Dielën e Pashkëve. Françesku nuk e kremtoi Meshën e Pashkëve në shesh, duke ia deleguar atë Kardinalit Angelo Comastri, ish-kryepriftit të Bazilikës së Shën Pjetrit. Por pasi përfundoi Mesha, Françesku u shfaq në ballkonin e lozhës mbi hyrjen e bazilikës për më shumë se 20 minuta dhe dha bekimin apostolik në latinisht. Turma e njerëzve, që sipas Vatikanit ishte më shumë se 35,000 vetë, shpërtheu në duartrokitje teksa një bandë ushtarake filloi të luante himnin e Selisë së Shenjtë. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance gjithashtu u takua shkurtimisht me Papa Françeskun të dielën për të shkëmbyer urime për Pashkë. Françesku e priti Vance në një nga sallat e pritjes së hotelit të Vatikanit, ku jeton. Ai i dhuroi zëvendëspresidentit katolik tre vezë të mëdha çokollate për tre fëmijët e tij të vegjël që nuk ishin të pranishëm, si dhe një kravatë të Vatikanit. “E di që nuk je ndjerë mirë kohët e fundit, por është mirë të të shoh në gjendje më të mirë shëndetësore,” i tha Vance Papës. “Faleminderit që më pritët.” Eskorta e Vance hyri në Vatikan nga një portë anësore ndërkohë që po kremtohej Masha e Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit. Zyra e Vance tha se zëvendëspresidenti shprehu mirënjohjen e tij ndaj Papa Françeskut për ftesën që i bëri për t’u takuar në të Dielën e Pashkëve dhe për mikpritjen që Vatikani i ka ofruar familjes së tij. “Lutem për ju çdo ditë. ,” i tha Vance Papës teksa po largohej. “Zoti ju bekoftë.” Në total, eskortës së Vance iu deshën 17 minuta për qëndrimin në territorin e Vatikanit. Vdekja tragjike e Papa Françeskut ka zhytur në zi 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën. Françesku kishte qenë pranë vdekjes dy herë më herët këtë vit, ndërsa vuante nga pneumonia. Ai qëndroi 38 ditë në spital përpara se të dilte më 23 mars. Gjendja e tij dukej se u përkeqësua ndërsa mjekët u detyruan të ndryshonin trajtimin për infeksionin e rrugëve të frymëmarrjes për shkak të një “situate klinike komplekse.” Dhe atëherë u konfirmua se ai vuante nga pneumoni e dyfishtë pasi kishte bërë një rreze X. 88-vjeçari iu nënshtrua transfuzioneve të gjakut dhe u përshkrua si në gjendje “kritike”. Vatikani tha në atë kohë se “prognoza është e rezervuar”. Dy persona të afërt me Papën thanë se Françesku u kishte thënë atyre se “mund të mos ia dal kësaj here”, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rëndë të mushkërive, sipas një raporti nga Politico. Françesku, i cili e drejtonte Kishën Katolike që nga viti 2013, kishte një histori të problemeve me mushkëritë, pasi iu desh të hiqte një pjesë të një mushkërie për shkak të pleurisit kur ishte i ri. Ai është shtruar në spital tre herë që kur u bë Papë në vitin 2013. Në vitin 2023, kaloi tre ditë në spitalin Gemelli, i cili ka një repart të veçantë për trajtimin e papëve, për një rast akut të pneumonisë. Papa u dërgua me urgjencë në spital më 29 mars 2023, pasi ndjeu një dhimbje të fortë në kraharor dhe pati vështirësi në frymëmarrje. Ai gjithashtu qëndroi në spital për nëntë ditë, vetëm pak muaj më vonë, për një ndërhyrje në bark. Gjatë asaj operacioni, mjekët hoqën indet e mbetura nga ndërhyrjet e mëparshme dhe riparuan një hernie abdominale. Papa gjithashtu iu nënshtrua një operacioni në vitin 2021 ku iu hoq një pjesë e zorrës së trashë dhe qëndroi për 10 ditë në spital. Papa Françesku bëri histori kur u bë udhëheqësi i parë i Kishës Katolike nga Amerika. Ai lindi në Buenos Aires, Argjentinë, më 17 dhjetor 1936, nga prindër imigrantë italianë. Argjentinasi kishte punuar si rojtar nate (bodyguard/bouncer) përpara se të përkushtohej ndaj priftërisë, pasi ishte shëruar nga pneumonia në vitin 1958. Françesku u bë prift më 13 dhjetor 1969 dhe u trajnua për një vit në Spanjë përpara se të kthehej në Argjentinë. Françesku mori detyrën e Papës në vitin 2014 dhe u pa si një modernizues i guximshëm, reformator dhe progresist. Ai kishte mbështetur dekriminalizimin e homoseksualitetit, kishte paralajmëruar për rreziqet ndaj demokracisë dhe kishte përkrahur kauzën e refugjatëve. Kur u bë Papë, ai refuzoi apartamentin madhështor papnor dhe zgjodhi të jetojë në një rezidencë modeste me dy dhoma. Pas vdekjes së Papa Françeskut në mëngjesin e së Hënës së Pashkës, vëmendja tani është përqendruar te pyetja se kush do ta pasojë atë.

Top News – Zelenski dhe Putin, takim në Turqi / Ukraina kërkon të ‘ngjallë’ bisedimet e paqes
22/04 15:06
Top Channel/ Trump zgjati armëpushimin: Irani qëllon një anije, kap dy të tjera në Hormuz!
22/04 14:54
Top News- Edhe rusët qeshin me gjeneralin e Putinit, shefi i ushtrisë e tepron me ‘fitoret’ e Rusisë
22/04 14:43
Top News – Irani merr pengje, konfiskon dy anije / Tensioni në pikë vlimi, përshkallëzim në Hormuz
22/04 14:41
Top News – 460 mijë ushtarë, më e forta në Evropë deri në 2039 / Gjermania ‘prezanton’ ushtrinë e re
22/04 14:32
Top News – Dua Lipa ndihmon Ukrainën / Kamionçinë për mjekët në vijën e parë të frontit
22/04 14:17
Top News- Karikohet për 6 min, rreze 1500 km / Bateria e re e makinave elektrike, Kina hapa gjigandë
22/04 14:16
Top News-Garda Revolucionare terrorizon Hormuzin/ Sulmon 3 anije në ngushticë, ekuipazhet të sigurta
22/04 13:23
Top News – Irani tregon ‘kartat e reja’ / Rojat revolucionare, raketat ‘parakalojnë’ në sheshe
22/04 13:21
Top Channel/ Trump:” Irani është në prag kolapsi financiar”, ekspertët: Presidenti po “blen kohë”!
22/04 12:13
Top Channel/ Vrasja e vëllezërve shqiptarë në Malin e Zi, arrestohet autori: E denoncoi e ëma!
22/04 12:12
Top Channel/ Britani, duhani do dënohet me ligj: Të lindurit pas 2008, nuk do të blejnë dot më!
22/04 12:12
Top Channel/ Kriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime nga maji deri në tetor!
22/04 12:12
Top Channel/ Vetëm 6 javë rezerva: BE, paketë masash për krizën e karburantit të avionëve!
22/04 12:12
Top News – Ushtria Amerikane ka mbaruar raketat / CNN: S’ka me çfarë të luftojë nëse nis një luftë
22/04 11:35
Top News – 10 shkencëtarë amerikanë të zhdukur / Kryenin kërkime ‘të ndjeshme’, nis hetimi federal
22/04 11:30
Top News – Raketat ruse fluturojnë mbi Çernobil / Ukraina në alarm: Rrezik aksidenti bërthamor
22/04 11:22
Top News – Lufthansa shkurton 20 mijë fluturime, s’mund të përballojë koston e shtuar të karburantit
22/04 11:15
Top News – BE e pushtuar nga emigrantët / Regjistrohet numër rekord në 2025, 64,2 milionë
22/04 11:10
Top News – Trump ‘fiton kohë’ në Iran / Zgjat armëpushimin por mban në fuqi bllokadën detare
22/04 11:00