Top Channel/ Vetëm 6 javë rezerva: BE, paketë masash për krizën e karburantit të avionëve!
22/04/2026 12:12

Ministrat europianë të transportit po shqyrtojnë marrjen e masave të nevojshme për shmangien e një mungesë karburanti të avionëve, pas paralajmërimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë se kontinentin i vjetër ka rezerva për pak se gjashtë javë. BE-ja po merr në konsidertarë mes të tjerash mundësinë e furnizimit me karburant alternativ nga Shtetet e Bashkuara, i cili deri më tani është përdorur shumë pak në Europë. Po kështu, mund të lejojë linjat ajrore të furnizohen me sasi më të mëdha karburanti jashtë territorit europian, gjë që aktualisht është e ndaluar. Një tjetër opsion në shqyrtim është edhe pezullimi i disa rregullave mbi slot-et aeroportuale, apo lejeve që i jepen linjave ajrore për të kryer fluturime në një aeroport të caktuar në një orar të përcaktuar. Komisioni Europian pritet ta shpallë sot paketën e masave, sipas Corriere della Serës. Në të njëjtën kohë, do të fillojë edhe përmirësimin e monitorimit të rezervave të karburantit për avionët dhe, nëse është e nevojshme, do të koordinojë shpërndarjen e tij mes shteteve anëtare. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bëri pak kohë më parë thirrje për masa të shpejta për të ulur përdorimin e karburanteve me krizën e shkaktuar nga lufta në Iran. Rekomandimet përqendrohen tek transporti, i cili, sipas IEA-s, përbën afërsisht 45 përqind të konsumit të naftës. Agjencia thekson se edhe ndryshimet e thjeshta në sjellje mund të kenë një ndikim të shpejtë, dhe i mëshoi idesë për ndryshime në sjelljen e shoferëve për të ulur me shpejtësi konsumin: si kufizime shpejtësie, punë nga shtëpia, më pak fluturime.

Top Channel/ Vendimi tronditës! Trump do rinisë dëbimin e emigrantëve, Supremja jep “OK”
29/09 23:09
Top News- Putin jep porositë për Dodik, takim në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnjë
29/09 23:00
Top Channel/ Alarm për përplasje ushtarake/Rusia kërcënon NATO-n: Do përdorim të gjithë arsenalin
29/09 22:33
Top News- Tension pranë bazës amerikane në Angli, alarm për sulm terrorist?
29/09 22:33
Top News- Netanyahu paralajmëron armiqtë: Mos u ngatërroni me Izraelin, do t’ju arrijmë kudo
29/09 22:32
Top Channel/ “Isha një gur shahu”/ Rrëfimi i gazetarit amerikan për arrestimin dhe burgun në Rusi
29/09 22:32
Top Channel/ Nëna akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve, avokati përmbys mbrojtjen në gjyq
29/09 22:30
Top News- ‘Makina Zombi’ për të shkatërruar rusët/ Ukraina nis ofensivën e madhe në frontin e luftës
29/09 20:30
Top News- “Kujt i bërtet ti?”, prindi rreh keq drejtoreshën e kopshtit pasi i ngriti zërin fëmijës
29/09 20:00
Top News – 4,100 vjet burg për një krim që s’e kryen kurrë, të dhënat tronditëse nga SHBA
29/09 19:19
Top Channel/ Lirohen 5 “terroristët”. Hetimi në Britani vijon pas alarmit pranë bazës ajrore
29/09 15:32
Top Channel/ Moska i shkruan NATO-s: “Do e mbrojmë me thonj Kaliningradin”; vjen përgjigja!
29/09 15:20
Top News – Prek tokën si stuhi e kategorisë 3 / Uragani Polo godet Meksikën, kërcënon SHBA-në
29/09 15:10
Top News – Vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara / Netanyahu ‘me mision’, konfirmon Abu Dhabi
29/09 15:02
Top News – 10 mijë koreanoveriorë drejt luftës/ Zelenski konfirmon: 8 mijë trupa janë tashmë në Rusi
29/09 14:45
Top News – Asnjë kontakt me botën deri në 2038 / Murgu nis izolimin 12 vjeçar në tempullin budist
29/09 14:37
Top Channel/ Franca “në flakë”: Studentët përleshen me policinë, protesta për kushtet në shkolla!
29/09 14:33
Top News – Irani: Trump, ky gënjeshtar i madh! ‘Nëse ne nuk shesim naftë, askush tjetër nuk mundet’
29/09 14:19
Top News – Ekzekuton gruan e parë pas 200 vitesh / Tennessee ‘bën gati injeksionin’, vrau 18 vjeç
29/09 13:50
Top News – NATO bën thirrje për qetësi…Rusia, sulm mbi kompaninë estoneze të mbrojtjes
29/09 13:49