Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve njoftoi këtë javë se do të hetojë raportet për vdekjet dhe zhdukjet e shkencëtarëve që tha se kishin akses në informacione të ndjeshme shkencore. Një fizikant bërthamor dhe profesor i MIT u qëllua për vdekje jashtë rezidencës së tij në Massachusetts. Një gjeneral në pension i Forcave Ajrore është zhdukur nga shtëpia e tij në Neë Mexico. Një inxhinier hapësinor u zhduk gjatë një shëtitjeje në Los Angeles.