Top Channel/ Britani, duhani do dënohet me ligj: Të lindurit pas 2008, nuk do të blejnë dot më!
22/04/2026 12:12

Një projektligj që ndalon blerjen e duhanit për çdo person të lindur pas vitit 2008 ka përfunduar shqyrtimin në parlamentin britanik, në një iniciativë që ministrat shpresojnë se do të krijojë një “gjeneratë jo duhanpirësisht”. Sipas legjislacionit në fjalë, që ndalon shitjen e cigareve dhe produkteve të nikotinës. çdo person i lindur më 1 janar 2009 ose më vonë, nuk do të mund të blejë ligjërisht duhan në Mbretërinë e Bashkuar. Nisma përshkruhet si një përpjekje për të shpëtuar jetë dhe për të ulur ngarkesën mbi sistemin e shëndetit publik, NHS. Zyrtarisht, ligji bëhet i vlefshëm pas marrjes së miratimit mbretëror. Rruga e tij në parlament filloi më 5 nëntor 2024 dhe përfundoi të martën, kur Dhoma e Lordëve miratoi ndryshimet e propozuara nga deputetët në Dhomën e Komunëve. Ministrat mendojnë se ky ligj do të çojë me kohë në ndalimin e plotë të shitjes së produkteve të duhanit dhe do të ndërpresë ciklin e varësisë dhe pasojat negative të lidhura me duhanin. Sipas ligjit të ri, i miratuar nga Parlamenti britanik, as cigaret tradicionale dhe as pajisjet elektronike të duhanit (vape) nuk do të mund të blihen ligjërisht nga ky brez, edhe pasi ata të arrijnë moshën madhore. Masa parashikon gjithashtu rritjen graduale të moshës ligjore për blerjen e duhanit çdo vit, deri në eliminimin e tij të plotë nga tregu. Zyrtarët britanikë e kanë cilësuar këtë vendim si një hap historik në mbrojtjen e shëndetit publik, duke theksuar se synimi është krijimi i një gjenerate pa varësi nga nikotina. Nëse ligji nënshkruhet nga Mbreti Charles, Mbretëria e Bashkuar do të bëhet vendi i parë në botë që ndërmerr një masë të tillë ligjore për eliminimin gradual të duhanit nga shoqëria.

Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08