Top News- Edhe rusët qeshin me gjeneralin e Putinit, shefi i ushtrisë e tepron me ‘fitoret’ e Rusisë
22/04/2026 14:43

Gjenerali më i lartë i Putinit, edhe një herë tjetër e ka tepruar duke folur për fitoret e Rusisë në vijën e frontit në Ukrainë. Edhe vetë rusët madje u habitën kur Valery Gerasimov, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, pretendoi kontroll të plotë mbi të gjithë rajonin e Luhanskut, të Ukrainës, cka zyrtarët e kievit e kanë konsideruar menjëherë një "gënjeshtër". Pretendimet e tij të përsëritura "fiktive" madje i kanë dhënë Gerasimov epitetin "Ali Komiku", një ish-ministër irakian i informacionit që e fitoi nofkën për gënjeshtrat që thoshte gjatë informimeve për gazetarët. Gerasimov u shfaq në një konferencë për shtyp të martën, duke pretenduar se forcat ruse kishin marrë nën kontroll rreth 1700 km katrorë territor ukrainas që nga marsi. "Njësitë kanë përfunduar çlirimin e Republikës Popullore të Luhanskut", deklaroi ai. Por vonoi shumë që llogaritë e gjeneralit të verifikoheshin. Andrii Kovalenko, kreu i Qendrës për luftën ndaj dezinformimit në ukrainë, tha: “Gerasimov gënjeu sërish për pushtimin e plotë të rajonit të Luhanskut. Më parë, ai kishte gënjyer edhe për pushtimin e Kupianskut. Gerasimov i përket krahut të elitave ruse që mbështesin vazhdimin e luftës me çdo kusht. Prandaj, detyra e tij është të gënjejë për fitoret ushtarake, dhe diku në Shën Petersburg, kolegët e Putinit nga FSB e legalizojnë këtë gënjeshtër”, tha ai.

Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02