Vladimir Putin ka befasuar me deklaratën e tij të fundit, që rrëzon linjën e deritanishme të Moskës, të shpalosur haptazi edhe nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë. Ndonëse vazhdimisht është përsëritur se Rusia nuk do ta pranojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, por do të reagojë ashpër, Putin sipas Corriere della Serës, duke folur me disa kolegë nga ish vendet sovjetike, e ka minimizuar rëndësinë e kësaj lëvizjeje.