Top Channel/ Mbyllet dita e parë e samitit të G7, premtime për vaksina e përplasje për tregtinë
12/06/2021 11:11

Dita e parë e samitit të G7 në Cornwall të Anglisë u mbylle me premtime, por jo pa përplasje. Delegacionet nga SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, vendi mikpritës, Britania e Madh, por edhe përfaqesuesit kryesore te BE, presidentja e KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit i Këshillit të BE, Charles Michel pergatiten të publikojnë “Deklaratën e Carbis Bay” me qëllim mposhtjen e pasojave të pandemisë në botë dhe rimëkëmbjen e saj më mirë se më parë. Krahas kësaj duhet të pengohen pandemitë e ardhshme, duke forcuar shkencën, mbrojtjen e mjedisit dhe një kujdes shëndetësor më të mirë. G7, e cila deri tani i ka përdorur për vete tre të katërtat e vaksinave në dispozicion premtoi të ndryshojë këtë procedurë të kritikuar shpesh nga OKB. Së bashku vendet e G7-s dhe BE do të japin 1 miliardë doza për vendet e varfra deri në fund të vitit. 500 milionë doza do të vijnë nga SHBA, premtoi presidenti amerikan, Joe Biden. 100 milionë doza nga Britania e Madhe. Të dyja shtetet deri më tani gati nuk kanë eksportuar asnjë vaksinë. BE ka dhënë deri më tani 315 milionë doza, gati gjysma e dozave të prodhuara në BE. Përmes iniciativës "Covax” do të pasojnë disa milionë doza të tjera. në përgjithësi, drejtuesit e shtatë vendeve të pasura demokratike u shfaqen të angazhuar jo vetem të udhëheqin luftën globale kundër pandemisë por edhe ta "rindërtojnë boten më mirë" drejt një të ardhmeje më të gjelbër, më të begatë dhe të barabartë. Grupi pati nga ana tjetër edhe shumë mosmarrëveshje në lidhje me tregtinë, duke përfshirë perplasjet e gjata mbi subvencionet për kompanitë Airbus dhe Boeing, si dhe tarifat e çelikut dhe aluminit që presidenti i atëhershëm Trump i vendosi në vitin 2018. sakaq vende anëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, shpesh kanë akuzuar Pekinin për dëmtimin e sistemit shumëpalësh të tregtisë.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36